Vaji i peshkut ngadalëson shfaqjen e demencës
Hulumtimet e përfunduara tash së voni të shkencëtarit Rhod Island kanë treguar se konsumi i rregullt i vajit të peshkut ndërlidhej me ngadalësim të theksuar të rënies së funksioneve kognitive në tru te njerëzit në dekadën e tretë të jetës së tyre. Në hulumtim kishin marrë pjesë 229 persona me aftësi normale kognitive, 397 persona me dëmtime të lehta kognitive dhe 193 persona me sëmundje të Alzheimer-it. Për çdo gjashtë muaj, të anketuarit u ishin qasur testeve dhe incizimit të trurit përmes rezonancës magnetike.
Ishte vërejtur se të anketuarit që nuk kishin probleme kognitive, e që në menynë e tyre kishin filluar ta përdorin vajin e peshkut, ishte vërejtur një ritëm i njëjtë, që nuk kishte pësuar aspak rënie në aftësi. Ekspertët po ashtu sugjerojnë se rezultatet e mira ishin arritur tek ata persona, që nuk kishin gjenin "APOE-4", gjen i njohur mirë si faktor për zhvillimin e sëmundjes së Alzhaemier-it. Shkencëtarët pohojnë se studime shtesë janë të nevojshme, por tani për tani, vaji i peshkut tregon rezultate mbresëlënëse në ngadalësimin e procesit të sëmundjes së demencës.
(Kosova Sot Online)