![Ja ushqimet që reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimer](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/25/200x200_Dieta1669384125.gif)
Ja pse duhet menjëherë ta hani një mollë
![Ja pse duhet menjëherë ta hani një mollë](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/18/auto_kovraga-vatra-e-moll-euml-s_hd-780x4391716029630.jpg)
Të gjithë e dimë se mollët janë pemë të shëndetshme, por janë të paktë ata që e dinë pse. Ja disa nga arsyet pse menjëherë duhet ta hani një mollë. Mollët na bëjnë që të ndihemi të ngopur - sheqeri i mollës hyn ngadalë në organizëm dhe e mban stabil nivelin e insulinës në organizëm, për dallim nga sheqeri i ëmbëlsirave. Kështu, mollët na bëjnë që të ndihemi të ngopur për një kohë më të gjatë, derisa numri i kalorive është i vogël.
Mollët përmirësojnë punën e rrugëve të frymëmarrjes - një studim i bërë në Britani, ka treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë shpesh mollë gjatë shtatzënësisë, janë më pak të rrezikuar nga astma, tumoret dhe sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes. Mollët e ulin kolesterolin - falë pektinës dhe polifenoleve, që gjenden në mollë, ato kanë një veprim efikas për uljen e nivelit të kolesterolit dhe parandalojnë grumbullimin e tyre në enët e gjakut. Një pjesë e përbërësve të mollës, në kombinim me enzimat në organizmin tonë, marrin pjesë në krijimin e neurotransmetuesit acetilkolinë, i cili ka rol në bartjen e impulseve midis qelizave nervore. Me këtë, mollët përmirësojnë përqendrimin dhe memorien.
(Kosova Sot Online)