
Lexoni edhe:
Egla Ceno shpallet fituese e 'Big Brother Albania VIP 3'
Vezët përveçse janë të pasura me proteina dhe pak kalori përpos vlerave ushqyese, janë dhe shumë të lehta për t’u përgatitur.
Konsumimi i tyre në mëngjes i sjell organizmit tuaj disa përfitime shëndetësore.
Egla Ceno shpallet fituese e 'Big Brother Albania VIP 3'Lexoni edhe:
“Vezët reduktojnë lodhjen dhe përmirësojnë produktivitetin fizik dhe mendor. Ato na mbajnë të shëndetshëm në çdo moshë, aktivë dhe energjikë gjatë gjithë ditës. Përmirësojnë kujtesën dhe ndikojnë në fortësinë e shikimit,” thotë nutricionistja Leticia Carrera.
Një e verdhë veze ka proteina, kolinë (e cila është e lidhur ngushtë me mirëqenien emocionale), hekur dhe zink. E bardha, sipas nutricionistes Martín Clares, siguron midis 10 dhe 20% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminave A, D, E dhe K.
Gjithashtu veza ka fosfor, vitaminë B12, ndërsa ndikon në shëndetin e muskujve dhe imunitet. Pra, me fjalë të tjera, veza mund të konsumohet e plotë dhe është super e shëndetshme.
Vezët kanë biotinë një suplement që nxit prodhimin e proteinave për rritjen e flokëve dhe mbron skalpin nga thatësia dhe irritimi.
Përsa i përket mënyrës se si duhet të hahen vezët në mëngjes, nuk rekomandohen ato që të konsumohen skuqura, por të ziera ose omletë.
(Kosova Sot Online)