Çdo mëngjes në lukth të thatë pini 600 ml ujë, ja pse!
Të gjithë e dinë se nevojiten të konsumohen dy litra ujë në ditë.
Ekspertët japonezë theksojnë se në lukth të thatë duhet të pimë katër gota ujë me nga 150 ml, përkatësisht, në përgjithësi 600 ml ujë. Uji do ta pastrojë lukthin, por edhe do ta zvogëlojë rrezikun nga zhvillimi i shumë sëmundjeve.
Uji po ashtu pastron zorrët dhe shton aftësinë e lukthit të absorbojë nutrientet nga ushqimi të cilin e konsumoni. Porsa të zgjoheni, para se të pastroni dhëmbët, pini 600 ml ujë.
Pasi të keni pastruar dhëmbët, përgatituni dhe mos hani dhe mos pini gjë. Pas 45 minutave hani kafjall dhe pas kafjallit për dy orë mos hani dhe mos pini gjë.
(Kosova Sot Online)