Lexoni edhe:
Cila ishte arsyeja që Meritoni nuk arriti të fitoj 'Big Brother Albania VIP 3'?
Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që e konsumonin rregullisht kafenë, kishin 12 për qind më pak shanse për të ndërruar jetë në moshë të re, sipas “The Sun”.
Rezultatet e studimit tregonin se njerëzit që konsumonin deri në tre filxhanë kafe në ditë, kishin një zemër më të shëndetshme, e cila funksiononte më mirë. Gjithashtu, kafja ngadalëson procesin e plakjes.
Cila ishte arsyeja që Meritoni nuk arriti të fitoj 'Big Brother Albania VIP 3'?Lexoni edhe:
Përfitimet e tjera shëndetësore thuhet se përfshijnë mbrojtjen nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe dementia, si dhe djegia e yndyrës në trup.
Studiuesi Dr. Judit Simon tha: “Rezultatet tona sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kafesë është i sigurt dhe 0.5 deri në tre filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e goditjes në tru, të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjes nga një shkak tjetër.”
Dr. Simon dhe ekipi i tij moderuan për 11 vjet të dhënat mjekësore të njerëzve që u bënë pjesë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga një moshë mesatare prej 56 vjeç.
Ata zbuluan se ata që konsumonin kafe kishin 21 për qind më pak shanse për të pësuar një goditje në tru. Ata që pinin më shumë se tre filxhanë në ditë ose asnjë filxhan kafe nuk gëzonin të njëjtat përfitime, thanë studiuesit për Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë.
(Kosova Sot Online)