Dy receta kundër aromës së keqe të këmbëve

  • E.k /
  • 28 May 2024 - 11:56
Dy receta kundër aromës së keqe të këmbëve

Aroma jo e këndshme e këmbëve gjithmonë sjell telashe. Kjo nuk u ndodh vetëm atyre që e shkaktojnë këtë aromë, por edhe atyre që janë pranë. Aroma e pakëndshme mund të hiqet qafe përmes banjave që përgatiten lehtë. Banjë nga rozmarina dhe sherbela.

Përbërësit:

1 lugë rozmarinë të thatë dhe gjysmë lugë sherbelë po ashtu të thatë.

Përgatitja:

Enën e mbushni me ujë dhe i shtoni bimët. E lini ujin të ftohet paksa e më pas çdo ditë i mbani këmbët aty nga gjysmë orë. Banjë nga limoni dhe soda e bikarbonit Përbërësit: ¼ e lugës sodë bikarboni, tetë gota ujë, lëngun e një limoni. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni me ujë të vakët dhe i mbani këmbët aty për 15 - 20 minuta.

(Kosova Sot Online)