
Metodat alternative që ndihmojnë te dhimbjet e dhëmbit

Përmes higjienës së duhur orale dhe kontrolleve te stomatologu mund të ruhet shëndeti i dhëmbëve, por nëse prapëseprapë keni dhimbje dhëmbi, në ndihmë ju dalin edhe ilaçet popullore.
AKULLI
Merrni akullin dhe vendoseni në vendin ku ndieni dhimbje dhe dhimbja do të zhduket për një apo dy minuta.
TRANGUJT
Preni trangullin në pjesë më të trasha, vendoseni në vendin ku ndieni dhimbje, duhet ta mbani për 15 minuta.
MENTA
Merrni mentën e bluar, e mbani në dhëmbin e prishur për 15 minuta. Menta ndikon duke qetësuar dhimbjen.
HUDHRA
Hudhrën e kriposni dhe e vendosni në vendin e dhimbjes. Nëse për çdo mëngjes përtypni një thelb të hudhrës, atëherë do të forconi dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.
KANELLA DHE MJALTI
Në një lugë kanellë shtoni tri lugë mjaltë dhe i përzieni derisa të fitohet një masë homogjene. Me të lyeni dhëmbin që dhëmb.
(Kosova Sot Online)