Dy heronjtë që "shkatërrojnë" ftohjen për dy ditë
A e keni ditur që vetëm me dy lëvizje dhe dy përbërës të thjeshtë, kryesorë dhe të shëndetshëm, mund ta shëroni ftohjen për vetëm dy ditë? Zgjidhja fshihet në kuzhinën tuaj dhe është koha ta provoni këtë recetë. Të mirat e mjaltit janë të njohura, e kanella është njëra nga erëzat më të shëndetshme. Por, kombinimi i këtyre dy përbërësve sjell magjinë, sidomos kur bëhet fjalë për ftohjen. Receta që jua prezantojmë forcon sistemin imun dhe ndihmon te lodhjet, kolla kronike dhe ftohjet, e po ashtu edhe pastron sinuset.
Të dy përbërësit ndikojnë kundër viruseve, baktereve dhe formave të ndryshme të infeksioneve me kërpudha. Përbërësit për ilaçin kundër ftohjes: 1 lugë mjaltë, 2 lugë kanellë në pluhur Përgatita: Në 1 decilitër ujë të vakët përzini mjaltin dhe kanellën, derisa të jetë shkrirë mjalti. Lëngun e konsumoni dy herë në ditë, më së miri tri ditë rresht. Të njëjtën përgatitje mund ta bëni edhe pa përdorur ujin. Në një enë përzieni mjaltin dhe kanellën, e nëse e keni më të lehtë mund të përgatitni më shumë sasi për disa ditë.
(Kosova Sot Online)