A konsumoni mjaftueshëm proteina?

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 13:09
A konsumoni mjaftueshëm proteina?

Personat me 68 kg duhet të konsumojnë minimum 54 g proteina në ditë, e nëse nuk e arrini këtë masë, duhet të kujdeseni më shumë për veten tuaj. Proteinat janë shumë të rëndësishëm vetëm për ndërtimin e muskujve, por edhe për kujdesin ndaj tyre. Nëse vëreni disa nga këto simptoma, keni nevojë për më shumë proteina.

SËMURENI SHPESH

Proteinat e forcojnë sistemin imun, rregullojnë hormonet dhe mundësojnë funksionimin e trupit tonë. Pos kësaj, forcojnë rruazat e bardha të gjakut që luftojnë kundër sëmundjeve dhe infeksioneve.

JENI TË LODHUR

Lodhja dhe plogështia mund të jenë shenjë e mungesës së proteinave në ushqim dhe shenjë e mungesës së hekurit. Trupi ka nevojë për proteina dhe hekur, në mënyrë që të krijohet hemoglobina, që dërgon oksigjenin nëpër të gjitha organet tjera të trupit.

(Kosova Sot Online)