Preparati për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes
Kemi të bëjmë me një recetë të vjetër, me shekuj, e cila është e dobishme për shërimin e rrugëve të frymëmarrjes, sidomos për largimin e kollitjes,transmeton gazeta Kosova Sot.
PËRBËRËSIT
Rreth 20 sytha të rinj, që dalin në pishë gjatë pranverës, në majë të degëve; - 1 limon më i madh, i grirë në rriska të holla; - Mjaltë - rreth gjysmë kilogrami.
PËRGATITJA
Përbërësit e përmendur i rendisim në kavanoz, duke filluar nga sythat e pishës, e mbi të limonin dhe mjaltin dhe, kështu me radhë, derisa të mbushet tërë kavanozi. E mbyllim kavanozin mirë dhe e lëmë në një vend të ndritshëm dhe të ngrohtë, më së miri në dritare, që të qëndrojë 40 ditë. Herë pas here e rrotullojmë kavanozin, në mënyrë që përbërësit të përzihen mirë. Pas 40 ditësh e kullojmë pjesën e lëngshme, hedhim mbetjet e pishës dhe limonit dhe mjaltin e përfituar e ruajmë në frigorifer. Përdoret sipas nevojës!
(Kosova Sot Online)