Pse duhet të pini lëng panxhari?
Panxhari është një perime shumë e shëndetshme, por për shkak të shijes jo të mirë, shumë prej nesh e evitojmë. Ja disa arsye pse do të duhej që sa më shpesh të pinim lëng të panxharit:
- Ky lëng përmban pigmentin betalainë, i cili ka veti antioksiduese dhe antiinflamatore, duke penguar dëmtimin e qelizave.
- Është efikas te problemet me tretje. Ai i pastron zorrët dhe u ndihmon që të punojnë si duhet.
- Falë karotenoideve, sikur që janë zeaksantina dhe luetina, lëngu i panxharit është i mirë edhe për shëndetin e syve.
- Ky lëng ua ngritë energjinë
- Një filxhan lëng të panxharit në ditë, ndikon në uljen e shtypjes së gjakut.
- E rritë nivelin e hekurit në gjak. Përpos hekurit, lëngu i panxharit përmban edhe antioksidues.
- E forcon imunitetin, duke i ndihmuar organizmit në luftimin e infeksioneve.
- Falë magnezit që përmban, lëngu i panxharit ndihmon në largimin e stresit.
(Kosova Sot Online)