Ushqimet efikase kundër anemisë

  • E.k /
  • 03 June 2024 - 09:43
Ushqimet efikase kundër anemisë

Ekspertët thonë se me miliona femra në mbarë botën vuajnë nga mungesa e hekurit në gjak, pra nga anemia. Për ta lehtësuar këtë problem, ju tregojmë se cilat ushqime janë më të dobishmet në këtë drejtim.

- Orizi i vrugët është i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë në largimin e toksinave nga organizmi, derisa hekuri që gjendet në oriz ndihmon në luftimin e anemisë.

- Qulli i tërshërës është burim i mirë i hekurit. Fillojeni ditën me këtë shujtë të shëndetshme.

- Patatet përmbajnë një nivel të lartë të hekurit, për çka gjithsesi duhet ta përfshini në meny.

- Brokoli është i pasur me hekur, gjë që mjafton për të na bërë që ta konsumojmë këtë perime të paktën një herë në javë.

- Përpos që përmbajnë hekur, dredhëzat janë të pasura edhe me vitaminë C, e cila ndihmon absorbimin e hekurit në organizëm.

- Sikur dredhëzat, edhe spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C.

- Bizelet dhe farat e kungullit po ashtu përmbajnë hekur, prandaj ato duhet të gjenden gjithsesi në menynë tuaj.

(Kosova Sot Online)