Ushqimi i papërpunuar, burimi më i mirë për enzima, pa të cilat nuk jetohet
Enzimat janë lloj i veçantë i proteinave që gjenden në të gjitha organizmat. Pa enzima nuk ka jetë - ata janë katalizator të të gjitha funksioneve biokimike dhe fiziologjike në trup.
Për shembull, nga enzimat varet frymëmarrja, imuniteti, tretja, lëvizja, të folurit… disa lloje të enzimave krijohen në mënyrë natyrale në trup, por në të shumtën e rasteve, enzimat duhet t'i marrim përmes ushqimit.
KEMI NEVOJË PËR ENZIMA TË GJALLA
Ushqimi i papërpunuar, si pemët dhe perimet e freskëta, frutat me lëvozhgë të fortë, janë burim i pasur për enzima që marrin pjesë në shndërrimin e ushqimit në energji dhe në fakt janë forca e jetës në ushqim. Ushqimet me prejardhje bimore përmbajnë shumë enzima. Ushqimet e freskëta sugjerohen për faktin se trupit i dhurojnë enzimat më cilësore, enzimat e "gjalla". Shumë enzima mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe inflamacionet. Për shembull, studimet kanë treguar se enzima bromelainë (gjendet në ananas) e forcon sistemin imun dhe parandalon formimin e mpiksjeve në gjak.
(Kosova Sot Online)