
Ilaçi vendor prej gjetheve të vishnjave

Vishnja i takon kategorisë të ushqimit super të shëndetshëm. Është e pasur me vitaminat A, C, E dhe acid folik, magnez, hekur dhe fibra.
Nga petalet dhe gjethet e vishnjave mund të përgatitet çaji që ndihmon në hedhjen e rërës nga kanalet urinare, pastaj ndihmon te celuliti, impotenca, sëmundjet e veshkave dhe kolla kronike. Në një enë hidhni një lugë gjethe të thara të vishnjave dhe një lugë gjethe të thara të kantarionit.
Derdhni tri gota birrë të ngrohtë. Këtë përzierje e vloni, e më pas e zieni në zjarr të qetë për 30 deri 40 minuta. Më pas enën e hiqni nga zjarri. Kur të jetë ftohuri, çajin e procedoni. Pini nga dy lugë të këtij çajit, tre here në ditë pas ushqimit.
(Kosova Sot Online)