Ja kur guxoni të pini ujë të ftohtë e kur të ngrohtë

  • E.k /
  • 04 June 2024 - 13:29
Ja kur guxoni të pini ujë të ftohtë e kur të ngrohtë

Uji është burim i jetës, e të gjithëve na kujtohet se si ndihemi kur na ka etja. Por, mjekësia tradicionale indiane thekson se duhet pasur kujdes me temperaturën e ujit.

KUR TË PINI UJË TË FTOHTË? - Ushtrimet Temperatura e trupit rritet gjatë aktiviteteve fizike, e me djersitje trupi mëton të ftohet. Kur gjatë ushtrimeve pini ujë të ftohtë organizmi ftohet, e trupi ri-hidratohet. Pas ushtrimeve sugjerohet të pini ujin pak më të ftohtë se temperatura e dhomës. - Humbje në peshë Uji i ftohtë mund ta përshpejtojë punën e metabolizmit dhe ndihmon të humbni 70 kalori shtesë brenda ditës.

KUR TË PINI UJË TË NGROHTË - Për tretje Uji i ngrohtë në orët e mëngjesit mund të nxitë të keni një tretje më të shpejtë. Nëse pas shujtës pini ujë të ftohtë, organizmi do ta ketë më të vështirë ta tretë ushqimin. - Për detoksim Sugjerohet që në ujin e vakët të shtoni disa pika limoni dhe kështu ta filloni ditën. Pos limonit mund të shtoni edhe trangull, mentë, mollë apo kanellë, që ndihmojnë pastrimin. 

(Kosova Sot Online)