Lodhja kronike duhet të shërohet
Lodhja shumë shpesh shfaqet si simptomë e sëmundjeve të tjera, por zakonisht prek edhe personat relativisht të shëndoshë. Nëse të gjitha analizat janë mirë dhe prapë jeni të lodhur, është momenti që më shumë kohë t'i kushtoni vetes. Nëse nuk shërohet, lodhja kronike mund të shndërrohet në sëmundje serioze,transmeton gazeta Kosova Sot.
Te ndjenja konstante e lodhjes ky problem mund të përcillet edhe me simptoma të tjera, si dhimbjet në muskuj dhe nyja, rrahje e përshpejtuar e zemrës, frymëmarrje e vështirësuar, depresion. Të gjitha këto ndikojnë që personi të ndihet keq dhe të mos jetë në gjendje t'i bëjë aktivitetet ditore. Pra, shërimi nga lodhja kronike nënkupton ndryshimin komplet të mënyrës së jetesës dhe në eliminimin e situatave stresuese. Menjëherë pas kësaj, vjen edhe gjumi i shëndetshëm.
(Kosova Sot Online)