Tri zgjidhje natyrale kundër djersitjes së tepërt
Djersitja është tentim natyral i trupit për ta ulur temperaturën e tij. Lodhja fizike dhe temperaturat e shkaktojnë, por edhe stresi dhe tensionimet kontribuojnë më tepër. Ja disa nga luftuesit natyralë të djersitjes, transmeon gazeta Kosova Sot.
UTHULLA E MOLLËS
Uthulla e mollës vepron si deodorant natyral, sepse shkatërron bakteret. Mjafton që njëherë në ditë t'i lyeni nënsqetullat. Një leckë të thatë e lagni me përzierjen e uthullës së mollës dhe ujit (2:1) dhe fshini pjesët e trupit ku djersiteni. Bëjeni çdo mbrëmje para gjumit.
SODA E BUKËS
Është e pranishme kudo, dhe shihet si zgjidhje praktike kundër djersitjes dhe aromës së keqe. Sodën e bukës e hidhni në ujë ose në gishtat e lagur dhe e vendosni nën sqetull. Shpëlani lëkurën, e lini të thahet me leckë të thatë dhe hiqni pjesën e mbetur të pluhurit.
ÇAJI I ZI
Tanina, me të cilin çaji i zi është i pasur, ndikon si antiperspirant natyral dhe qetëson djersitjen e tepërt. Vloni gjysmë gote me ujë e hidhni çajin e zi. Pas një minute nxirrni qeskat dhe i lini të ftohen. Qeskat i vendosni nënsqetull apo në hapësirat e trupit, ku djersiteni, e lini për 5 minuta dhe e hiqni.
(Kosova Sot Online)