Rrika -antibiotiku natyral që shëron shumë sëmundje
Me siguri e keni të njohur ndjenjën kur i keni marrë aromë rrikës së freskët, të zjarrtë e pikante, që po depërtoi në sy ju rrjedhin lotët. Është e pasur me vitamina C dhe vaj eterik, pastaj me vitamina B, minerale, si: kalcium, hekur, magnez, fosfor
ERËZ SHËRUESE
Në shumicën e rasteve rrika përdoret si erëz, është e shkëlqyeshme si salcë, sallatë. Rrika është antibiotik natyral me efekt të fortë prej një antibiotiku, e në mjekësinë popullore përdoret për forcimin e imunitetit, kundër kollës, sëmundjeve të mushkërive dhe infeksioneve. Shurupi nga rrika i përzier me mjaltë, propolis dhe farat e anisit sugjerohet si një nga shurupet më të efektshme kundër sëmundjeve të mushkërive.
PËRGATITJET KUNDËR KOLLËS
Në rrikën e freskët të bluar shtoni pak uthull të mollës dhe pak mjaltë dhe disa herë në ditë e merrni nga një lugë. Përbërësit e nevojshëm: 1 lugë rrikë të bluar, 1 lugë qepë të copëtuar, 5 lugë ujë 5 lugë mjaltë. Përgatitja: Përzieni rrikën me mjaltë, shtoni qepën dhe ujin dhe përzieni mirë. Merrni disa herë në ditë nga një lugë në ditë.
(Kosova Sot Online)