Një gotë qumësht në ditë ofron veti të shumta për shëndetin
Edhe nëse nuk jeni adhurues i qumështit, mbani mend vetitë shëruese të këtij lëngu. A e pini mjaftueshëm? Qumështi dhe prodhimet e tij sugjerohen si burim i mirë për kalcium, sidomos për femrat që në moshën e shtyrë i kërcënon osteoporoza. Janë të shumta vetitë shëruese që ofron një gotë qumësht me vlerë të artë.
LUFTË KUNDËR MBIPESHËS
Në luftë me kilogramët e tepërt shumica e shmangin qumështin dhe prodhimet e tij, që është lëvizje e gabuar, sepse prodhimet e qumështit janë të pasura me kalcium, mineral i rëndësishëm për humbjen në peshë. Në fakt, ushqimi që përmban shumë kalcium mund të parandalojë mbipeshën, e sipas studimeve personat që rregullisht e konsumojnë qumështin dhe prodhimet e tij janë më pak të rrezikuar për humbjen në peshë.
(Kosova Sot Online)