Pakësoni brengat: njerëzit nën stres, më të prirë për mbipeshë
Kur jeni të vetëdijshëm se keni 2-3 tepër, kjo ju sjell më shumë dëm se dobi, kanë treguar hulumtimet e fundit. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që besojnë se janë të trashë, ka më shumë gjasa të fitojnë edhe më shumë kilogramë në krahasim me ata që nuk janë të vetëdijshëm se janë më të trashë se sa do të duhej.
Kjo për faktin se ata që e identifikojnë veten si me mbipeshë, janë të ekspozuar konsumimit të tepërt si pasojë e stresit, e kjo sjell mbipeshën. Kur ta keni kuptuar se keni mbipeshë, kjo vetvetiu është stresuese dhe ju vështirëson gjërat që të përcaktoheni për zgjedhje të shëndetshme. Njerëzit që kanë peshë normale, nëse stresin e luftojnë me ushqim, do të shtojnë në peshë. Në vend se ta luftojnë stresin, ata e përshpejtojnë mekanizmin për t'u ndjerë më mirë, e ky është ushqimi. Puna e parë për ta luftuar mbipeshën është ta luftoni stresin.
(Kosova Sot Online)