Shëroni ngërçet në këmbë për vetëm disa sekonda!
Është vërtetuar edhe nga shkenca se numri i zvogëluar i elektroliteve në gjak si magnezi, kaliumi, kalciumi dhe natriumi mund të ndikojnë në shfaqjen e ngërçeve në këmbë. Magnezi dhe kalciumi janë mineralet që shkaktarët e ngërçeve në këmbë.
Pos mungesës së mineraleve, shkaktarët e ngërçeve në këmbë mund të jetë edhe këpucët jo të rehatshme, ulja jo e duhur apo edhe disa sëmundje. Parandalimi i ngërçeve mund të bëhet përmes ushtrimeve, qarkullimit të mirë, konsumimit të së paku një litër e gjysmë ujë dhe marrje e mjaftueshme e mineraleve në trup. Nëse ju kap ngërçi në shputë, këmbë apo në pjesë tjera të këmbës, mund ta shëroni në këtë mënyrë. Kapni gishtat e këmbës së rënë ngërç dhe ngadalë i tërhiqni nga vetja. Mbani ashtu gishtat për një kohë e me dorën tjetër bëni masazh muskulit që dhëmb. Ngërçi shumë shpejt ju lëshon.
(Kosova Sot Online)