![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Ushqimet e harruara që ruajnë shëndetin
![Ushqimet e harruara që ruajnë shëndetin](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/18/auto_u5-41718698094.jpg)
Disa nga ushqimet, si thanat apo gështenjat, janë harruar. Por, pasi që vlera e tyre ushqyese është shumë e lartë, ju këshillojmë t'i konsumoni sa më shpesh
RAVENI
Kjo perime që rritet me kërcell të plotë e me gjethe të gjera ka një shije nga pak të hidhur. Sikurse edhe të gjitha perimet tjera me shije të hidhur, raveni (Rheum rhabarbarum) është më e mira nëse përgatitet me sheqer, mjaltë apo si shtesë në lëngjet e pemëve në mënyrë për ta ekuilibruar thartirën. Posedon shumë pak kalori, ndërsa është e pasur me vitaminat C dhe A si dhe me kalcium.
THANAT
Të vogla, nganjëherë ta pavërejtura fare, frutat e thanës çdo vjeshtë mund të na furnizojnë me vitamina, të cilat na mjaftojnë për gjithë stinën e dimrit. Është e vërtetë se nëpër tregjet nëpër qytet shumë rrallë i shohim, por gjithsesi gjatë një shëtitje në natyrë mund t'i gjeni. Prej tyre mund të bëhet edhe marmelatë e shkëlqyeshme. GËSHTENJAT Sezoni i gështenjave është vjeshta, por nëse i ruani si duhet ashtu të ngrira, në formën e përgjithshme apo të pireve mund t'i konsumoni gjatë gjithë vitit. Janë burim i shkëlqyeshëm I vitaminave C. Mielli i gështenjave po ashtu mund të gjendet nëpër tregje dhe është shumë i shëndetshëm.
ARTIÇOKU
Artiçoku më e shëndetshme është në pranverën e hershme, kur edhe është sezoni kryesor, ndërsa cikli i tyre përsëritet edhe në fundin e vjeshtës. Blini ato të freskëta e jo në kënaçe. Janë të pasura me fibra, vitamina C dhe me acid folik, që cila është i domosdoshëm në ripërtëritjen e qelizave.
BORONICAT E KUQE
Boronicat, shkaku i shijesh dhe ndikimit të dobishëm në shëndet, janë shumë të vlefshme. Jo vetëm se pakësojnë rrezikun ndaj shumë infeksioneve, përmbajnë vitamina C, përderisa përmirësojnë edhe sasinë e kolesterolit të mirë në gjak. Janë gjithnjë e më të popullarizuara si çaj, por mos i harroni as në ëmbëlsira.
PORTOKAJTË E KUQ
Portokajtë e kuq kanë shije të veçantë dhe mund të përdoren për ëmbëlsira, sallata dhe në pije. Sikurse të gjitha llojet e portokajve, janë të pasur me vitamina C dhe fibra. Pikërisht ngjyra e thellë e kuqe i bën më tërheqës të shujtave magjike.
(Kosova Sot Online)