Shfrytëzojini të gjitha fuqitë e shalqirit

  • E.K /
  • 18 June 2024 - 12:35
Shfrytëzojini të gjitha fuqitë e shalqirit

Shalqiri është ushqimi më i shëndetshëm dhe më freskues gjatë stinës së verës, është përplot me substanca që bëjnë çudinë me organizmin e njeriut.

Shalqiri ka më shumë likopen në krahasim me domaten

Në vetëm një gotë ku ka shalqi të copëtuar ka 6 gramë likopen derisa në të njëjtën sasi të domates ka rreth 4 gramë. Likopeni konsiderohet të jetë një antioksidues që bën çudinë, i cili bllokon veprimin e radikalëve të lirë.

Lëngu i shalqirit përshpejton shërimin e muskujve

Shalqiri i freskët apo në formë të lëngut është zgjidhja e duhur për muskujt e ndjeshëm dhe që kanë dhimbje. Aminoacidet nga shalqiri përshpejtojnë largimin e acideve të qumështit tepricë nga muskujt, që është përgjegjës për shkaktimin e dhimbjeve dhe tensionimin e muskujve.

Nuk është vetëm pemë, por edhe perime

Edhe pse shpeshherë përdoret si dhe konsumohet si pemë dhe është shumë i ëmbël, ky ushqim i shëndetshëm bie edhe në grupin e perimeve. Ajo që e vendos edhe në botën e perimeve është rregulli për frytin e bimës një vjeçe. 

(Kosova Sot Online)