Dafina - Shpëtim kundër dhimbjeve në shputa
Përgatiteni vetë lëngun nga gjethet e dafinës dhe alkooli, e kurë të ketë qëndruar për 7 ditë e përdorni si terapi shtëpiake kundër dhimbjeve të shputave të këmbës. I efektshëm është edhe sapuni. Pesë gjethe të kësaj bime i imtësoni dhe i përzieni me 100 mililitra alkool.
Paraprakisht këmbët i mbani në ujë të ngrohtë, në të cilin keni vendosur sodë bikarboni, e kur t'i keni fshirë, shputat, nyjat, thembrat e këmbëve i lyeni me këtë masë, vishni çorape prej pambuku dhe mos i hiqni deri në mëngjes. Edhe sapuni i thjeshtë ndihmon. Mjafton ta imtësoni dhe ta vendosni në vendin me dhimbje, të bëni masazh mirë, ta shpëlani me ujë e më pas ta lyeni me jod dhe i vishni çorapet. Këtë terapi përsëriteni një muaj.
(Kosova Sot Online)