![Ja ushqimet që ndihmojnë të eliminoni qeskat në sy](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/02/200x200_to-avokadoer-P5bxG9Vg0In7cTWsGotOGw1635859111.jpg)
Lëngu i shëndetshëm nga lakra
![Lëngu i shëndetshëm nga lakra](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/21/auto_laker31718962101.jpg)
Lëngu nga lakra, sado i çuditshëm që të tingëllojë, mund të jetë shumë i shijshëm, e me të do ta mundni dhimbjen e kokës, aknen, problemet me shtypjen e gjakut e shumë të tjera. Mësoni si ta bëni dhe shfrytëzojeni maksimalisht.
Receta për lëng:
Vetë lakrën mund ta kombinoni me perime të tjera, por edhe me pemë. Lëngun e freskët e bëni duke e qitur gjysmë lakre të copëtuar në blender. Lëngun e pini të freskët, menjëherë, për efektin më të mirë. Megjithatë, ekzistojnë shumë kombinime të mira e ne jua sjellim një prej tyre.
Përbërësit:
- 1 trangull, i qëruar
- Gjysmë lakre të kuqe të madhësisë mesatare
- 1 ose 2 dardha të buta
- 1 pjesë e vogël e rrënjës së xhenxhefilit
Të gjithë përbërësit i pastroni mirë dhe ua hiqni farat, e qëroni xhenxhefilin dhe i preni në copa të vogla. I qitni në blender dhe lëngun e pini të freskët. Lëngun mos e mbani në frigorifer dhe e pini në afat prej 24 orëve.
(Kosova Sot Online)