Tri gjendje të vërtetuara, që ndihmojnë në largimin e dhimbjeve nga qafa

  • E.k /
  • 22 June 2024 - 10:20
Tri gjendje të vërtetuara, që ndihmojnë në largimin e dhimbjeve nga qafa

Qëndrimi jo i mirë ulur për një kohë të gjatë, gjumi në jastëk jo të rehatshëm dhe stresi janë tri probleme shkaku i të cilave ndjejmë dhimbje në qafë. Kjo dhimbje mund të eliminohet me tri këshilla dhe veprime, transmeton gazeta Kosova Sot Online

Merrni jastëk anatomik

Jastëku anatomik është një parakusht i rëndësishëm për një gjumë të thellë dhe të rehatshëm, kur trupi mbushet me energji për ditën e re. Ky jastëk ju sugjerohet sidomos atyre që flenë në shpinë dhe krahë.

Mëngjesin fillojeni me zgjatje të qafës dhe ushtrime të lehta

Muskujt e qafës është e nevojshme t’i zgjatni për çdo ditë në mënyrë që t’i parandaloni dhimbjet, e që vijnë si pasojë e qëndrimit jo  të mirë.

Bëni masazh me vaj eterik

Hedhja e vajit eterik në hapësirat me ngërçe apo aty ku ndjeni dhimbje, në një shtresë të hollë, duhet të bëhen tri herë në ditë. Vaji eterik  “Gaultheria procumbens” shëron dhimbjet e muskujve dhe ngërçet në trup, shpinë, por duhet pasur kujdes dhe të mos e teproni me sasinë.

(Kosova Sot Online)