Nenexhiku -ilaç natyror shumë i dobishëm

  • E.K /
  • 24 June 2024 - 12:46
Nenexhiku -ilaç natyror shumë i dobishëm

Kur flasim për nenexhikun, apo mendrën, mund të themi se ajo përmban antioksidues të fortë, në formë të vitaminave A, C, B6, E, thartirës folike, thartirës pantotenike, tiaminës, riboflavinës dhe niacinës. Ajo përmban edhe shumë minerale, si: kalium, kalcium, magnez, fosfor, hekur, zink, mangan dhe bakër. Ja disa nga dobitë e nenexhikut. E përmirëson tretjen - zbutë ngërçet e barkut, largon neverinë (ndjenjën se do të vjellim), e edhe dhembjet te menstruacionet.

Ndihmon te zorrët e irrituara - studimet më të reja tregojnë se nenexhiku mund të jetë efikas kundër simptomave të zorrës irritabile. E ulë shtypjen e gjakut - duke qenë se nenexhiku përmban shumë kalium, konsumimi i rregullt i çajit të tij ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe përmirësimit të punës së zemrës. Ndihmon te astma dhe te sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes. E zbutë dhembjen, pastaj e përmirëson shëndetin e zgavrës së gojës, dhembjet në muskuj, etj. Thuhet se ajo është efikase edhe kundër depresionit.

(Kosova Sot Online)