Vaji i kantarionit, ilaç popullor që duhet ta keni në shtëpi

  • E.K /
  • 25 June 2024 - 09:20
Vaji i kantarionit, ilaç popullor që duhet ta keni në shtëpi

Vaji i kantarionit është i shkëlqyeshëm për parandalimin e plagëve te të sëmurët, të cilët qëndrojnë gjithmonë të shtirë, por edhe shëron plagët e ndryshme. Përdoret për masazh për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, mund ta përdorin edhe shtatzënat për të parandaluar sprijat, por ato duhet të përmbahen nga konsumimi i çajit. Me këtë vaj mund të zbute edhe ngërçet te foshnjat, duke ua lyer barkun me këtë vaj.

Po ashtu është shumë i njohur për zbutjen e ngërçeve me rastin e menstruacioneve, zbut dhimbjet në muskuj, por edhe zbut të ënjturat që shfaqen si pasojë e ekspozimit të tepruar në rrezet e diellit. Qetëson lëkurën e dëmtuar, ia kthen hidratimin dhe nxit përmirësimin e qelizave. Më efektshme është nëse njëkohësisht pini çajin e kësaj bime dhe i bëni masazh trupit me vajin e tij.

(Kosova Sot Online)