Si ta parandaloni rënin e flokëve me lëngun e hudhrës
Shumë shamponë dhe tonikë për flokë përmbajnë pikërisht lëngun e hudhrave, ai ndihmon në parandalimin e humbjes së flokëve, e kjo është vërtetuar shkencërisht. Besohet se ndikon duke nxitur rritjen e re të qimeve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndikon si antiseptik.
Për dallim nga gjinia e bukur, meshkujve flokët ju bien nga pjesa e parme e kokës, që dallohet shpejt. Rënia e flokëve te femrat është proces i gjatë dhe mundet të zgjatë derisa në disa vite. Bluani një hudhër. Lëngun që e keni fituar e ndani nga hudhrat dhe e vendosni në lëkurën e kokës, e lini të veprojë për një orë, e më pas i shpëlani me shampon. Ky preparat përdoret dy herë në javë, varësisht nga gjendja juaj.
(Kosova Sot Online)