Ana shëruese e vajit të kokosit
Përveç që ka vlera ushqyese, vaji i kokosit ka edhe veprim shërues. Viteve të fundit ky vaj është kthyer në të ushqyerit e përditshëm, edhe pse për shumë vite ka qenë i harruar. Vaji i kokosit përmirëson tretjen, ndihmon në humbje të peshës, ka ndikim efikas në luftimin e viruseve, kërpudhave dhe baktereve, e forcon imunitetin, e njëkohësisht ka ndikim pozitiv në flokë dhe lëkurë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përbërësi më i rëndësishëm i tij është acidi laurin, i cili përmban një substancë efikase kundër viruseve, kërpudhave dhe baktereve dhe mbron organizmin tuaj nga sëmundjet e mundshme infektuese. Ky acid gjendet edhe në qumështin e nënës, ku e mbron sistemin ende të pazhvilluar të imunitetit të fëmijës. Përbërësi i dytë, acidi kaprilik gjithashtu e forcon imunitetin.
Përveç kësaj, ai e nxit zhvillimin e baktereve të mira. Tretja e lehtë e vajit ia lehtëson punën mëlçisë, si dhe redukton punën e saj të tepërt, e njëkohësisht parandalon akumulimin e yndyrave në mëlçi.