Recetën që duhet ta mbani mend: Si ta përgatisni vetë kremin për rrezitje?

  • E.K /
  • 26 June 2024 - 10:25
Recetën që duhet ta mbani mend: Si ta përgatisni vetë kremin për rrezitje?

Ekspozimi ndaj diellit është një nga faktorët që shton shfaqjen e kancerit të lëkurës, prandaj ekspertët sugjerojnë të përdorni krem për rrezitje/

Përbërësit:

- ½ e gotës vaj bademi ose ulliri a

- ½ e lugës vaj kokosi

- ¼ e gotës dyllë bletësh

- dy lugë oksid zinku

Përgatitja:

Në një enë prej qelqit hidhni të gjithë përbërësit, pos oksidit të zinkut. Në një enë me madhësi të ngjashme hidhni ujë dhe e lini të ngrohet. Enën prej qelqit me përbërës e vendosni në enën me ujë, në mënyrë që përbërësit të shkrihen. E përzieni, e kur të bashkohen, e hiqni nga shporeti, në enë shtoni oksidin e zinkut dhe përzieni. Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe vaj esencial, në mënyrë që kremi të ketë aromë më të mirë. 

(Kosova Sot)