![Ilaçet shtëpiake për shërimin e sindromës së zorrëve të irrituar](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/29/200x200_shutterstock-1135057226-16-9-1540875273_17116358781719654233.jpg)
Aloe-vera mbron, qetëson, freskon dhe hidraton
![Aloe-vera mbron, qetëson, freskon dhe hidraton](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/26/auto_aloe-vera-scaled1719398288.jpg)
Me arritjen e ditëve të ngrohta, më shumë kohë do të kalojmë në natyrë, lëkura jonë më shumë do të jetë e ekspozuar ndaj diellit, ndërsa që as kafshimet nga insektet nuk do të mungojnë.
Xheli nga aloe-vera qetëson, freskon, përtërin dhe hidraton, kujdeset për lëkurën e thatë dhe atë problematike pas ekspozimit në diell.
Vendoseni në lëkurë disa herë në ditë.
Edhe spreji nga aloe-vera ofron freskim afatgjatë dhe momental për lëkurën e ndjeshme, pas ekspozimit në diell, largon qimet dhe qetëson pas kafshimit nga insektet. Sprejin e vendosni në trup nga largësia prej 25 cm. Në lëkurën e fytyrës e vini vetëm atëherë kur sytë i keni mbyllur.
(Kosova Sot Online)