Gabimi më i shpeshtë pse nuk e durojmë të nxehtët

  • E.K /
  • 28 June 2024 - 09:37
Gabimi më i shpeshtë pse nuk e durojmë të nxehtët

Kur jashtë temperaturat të jenë më të larta se 30 gradë dhe nuk mund të merrni lirisht as frymë, me siguri se nxitoni për një gotë ujë ose lëngje me shumë akull në mënyrë që të ftoheni. Ndoshta do të duhej të dinit të kini kujdes sa akull hidhni, sepse ekspertët paralajmërojnë se uji i ftohtë në fakt e ngadalëson hidratimin e metabolizmit dhe gjatë të nxehtit, më së miri është të pini ujë me temperaturë të dhomës, sepse organizmi i njeriut më shpejt e absorbon,raporton Gazeta Kosova Sot

Për më shumë, nëse pini ujë të ftohtë akull menjëherë pas shujtës, ka mundësi të madhe që të ftoheni, madje edhe derisa jashtë bën shumë vapë. Kur të keni arritur shprehinë e konsumimit të ujit në temperaturën e dhomës, në masë të madhe do ta përmirë- soni tretjen dhe më mire do të ndiheni edhe pas shujtës. Konsumimi i çajit të ngrohtë në një temperaturë 30 gradë, po ashtu ka vetitë e veta pozitive, sepse nxit djersitjen dhe kështu ju freskon. Efekti do të jetë edhe më i mirë, nëse mbani veshje që nuk e posedon lagështinë. 

(Kosova Sot Online)