![Ja pse duhet të pini lëng të shegës çdo ditë](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/12/200x200_shega-vlerat1660289717.png)
Ilaçi shtëpiak kundër hipertensionit
![Ilaçi shtëpiak kundër hipertensionit](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/01/auto_sol-i-limonnyj-sok-vsego-dva-ingredienta-bystro-izbavyat-ot-migr-vX1506973535-e15155304627631719819033.webp)
Nëse jeta ua dhuron limonët, ju mos i hidhni. Përgatisni lëng nga limoja dhe kontrolloni shtypjen e gjakut. Për të gjithë ata njerëz që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut apo e kanë këtë shtypje në linjën e kufijve, duhet të punoni më shumë që ta mbani në shifrën e duhur. Pasi që nuk mund ta rritni dosën e ilaçeve gjatë një periudhe të caktuar kohore, përse të mos përcaktoheni për ilaçet e përgatitura në shtëpinë tuaj, që mund t'ju ndihmojnë në reduktimin e shtypjes së lartë të gjakut.
Limonët janë ilaç shumë efektiv, sugjeron Dr. Debjani Banerjee, mjek nga Nju Delhi. Ndikon që enët e gjakut të zbuten, të jenë më fleksibile, duke ulur presionin e gjakut. Limoni është i pasur me sasi të madhe me vitamina B, derisa konsumimi i tij ndikon në parandalimin e dështimit të zemrës. Niveli i lartë i triglicerideve mund të dëmtojë mëlçinë dhe të ndikojë të shtoni në peshë, që po ashtu mund të ketë ndikim në shtypjen e gjakut. Lëngu i limonit njihet për uljen e nivelit të triglicerideve dhe është shumë i dobishëm për të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni. Lëngu i limonit po ashtu e ul nivelin e kolesterolit.
(Kosova Sot Online)