Propolisi: Antibiotiku natyral, që ushqen dhe shëron

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 09:42
Propolisi: Antibiotiku natyral, që ushqen dhe shëron

Qëllimi i secilit mjek është që në parim të mos e dëmtojë pacientin. Të gjithë e dimë se antibiotikët sintetikë shkaktojnë efekte anësore, që shfaqen menjëherë apo pas përdorimit më të gjatë kohor, derisa ato që i dhuron natyra nuk shkaktojnë efekte të dëmshme anësore. Studimet tregojnë se në natyrë ekzistojnë shumë prodhime me ndikim prej antibiotikut. Propolisi është një prej tyre. Ky është ushqim i përsosur, që ushqen dhe shëron trupin e njeriut. Propolisi është me dukje të veçantë, me shije unike të hidhur, me aromë karakteristike. Propolisi në mënyrë tradicionale përdoret më shumë se 2.000 vjet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vetitë shëruese të propolisit

Propolisi përmban 50 për qind rrëshirë, 30 për qind dyllë, 10 për qind vaj eterik, 5 për qind pluhur të lules, shumë vitamina dhe minerale, acide organike, polifenole, flavonoide. Flavonoidet në masë të madhe janë kryesoret për efektin shërues të propolisit. Flavonoidet janë pigmente të pranishme në pemë, perime, gjethe dhe lëvoren e drurit. Kanë ndikim antioksidues, roli i tyre është mbrojtja e bimëve prej patogjeneve përreth. Propolisi është një nga ilaçet më të shkathëta natyrale që vret gjithçka që i bën dëm organizmit të shëndetshëm. Njëkohësisht ruan indin e shëndoshë dhe shëron të sëmurin. Sipas shumë hulumtimeve, është vërtetuar se propolisi është një anestetik natyral, antioksidues, antiseptik, antibiotik, se ndikon kundër shumicës së viruseve dhe gripit, kundër kërpudhave dhe parazitëve. Para gjumit mjafton që gjoksin ta lyeni me propolis, për ta qetësuar kollën dhe për të siguruar gjumë të qetë dhe të rehatshëm. Kremi nga propolisi është i shkëlqyeshëm për shërimin e plagëve, si dhe për shumë sëmundje të lëkurës: aknet, ekzema, psoriazë, dermatitit, sëmundjet e lëkurës me kërpudha, thonjve dhe flokëve. Është shumë efikase te të thatit, ënjtjet dhe kafshimet e insekteve. Propolisi ka ndikim te parandalimi anormal i zhvillimit të qelizave dhe shëron tumoret e rënda. Njihet po ashtu se propolisi stimulon krijimin e qelizave të reja dhe rigjeneron indin e dëmtuar. Propolisi ndihmon edhe te diarreja e rëndë, ku ilaçet e tjera janë krejt të pafuqishme. Përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve në veshë dhe në gojë, derisa jep rezultate të hatashme edhe në parandalimin e inflamacionit të fytit. Ndihmon te dhimbjet e dhëmbit, paradentoza, aroma e keqe nga goja, hemorroidet, inflamacionet e kanalit urinar dhe gastriti.

Si ta përdorni propolisin?

Propolisin mund ta përdorni në formën e vet natyrale, formën e papërpunuar. Prej tij mund të përgatisni ekstrakte të ujit, tinkturë alkool, krem. Ekstraktet e ujit mund t’i përgatisni, duke e ngrirë propolisin e papërpunuar e më pas e shtypni në pluhur. Një lugë pluhur e përzieni me 250 ml ujë. Mëngjesin tjetër, e pini lëngun me gllënjka të vogla. Për krem nga propolisi, në një enë vendosni 80-90 gr vazelinë. Kur të ngrohni shtoni 10-20 g propolis të bluar, e përzieni derisa të tretet. Në fund shtoni pak tinkturë alkooli të propolisit, derisa propolisi të përzihet në masë homogjene me vazelinën. E vendosni në ujë të ftohtë, e përzieni. Kremin nga propolisi ruajeni në kavanoz të mbyllur, në vend të ftohtë dhe të errët.

(Kosova Sot Online)