Uji me limon në mëngjes, shumë i shëndetshëm, ja arsyeja

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 10:42
Uji me limon në mëngjes, shumë i shëndetshëm, ja arsyeja

Të gjithë e dimë se uji me limon është i shëndetshëm për neve. Është përplot me vitaminë C dhe i shkëlqyeshëm për shëndetin në përgjithësi. Nëse e pini një gotë me lëng limoni, atëherë duhet t’i dini edhe këto:

Uji me limon mund të ndihmojë t’i shëroni aknet. Po ashtu, uji me limon e forcon sistemin imun dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Kjo mund të ndihmojë në pastrimin e akneve.

Uji me limon ju ndihmon të humbni në peshë. Një nga shumë përparësitë e kësaj përzierjes është se ndihmon në normalizimin e sheqerit në gjak që ofron ndihmë te humbja në peshë.

Përzierja e limonit me ujë po ashtu ndikon edhe në parandalimin e shfaqjes së gurëve në veshka. Limoni përmban kalium.

Uji me limon ndihmon edhe në parandalimin e gurëve në idhcë.

Uji me limon ndihmon edhe te të vjellat dhe mundimet. Sidomos sugjerohet porsa të keni pasur të vjella, e freskon sipërfaqen e brendshme të gojës si dhe pakëson gjasat që të keni mundime të tjera.

Lëngun nga limoni duhet ta përgatisni me pak ujë, dhe nuk duhet ta pini përnjëherë, por në gllënjka të vogla.

(Kosova Sot Online)