Gllënjka magjike për çdo mëngjes

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 11:08
Gllënjka magjike për çdo mëngjes

Kombinimi i vajit të ullirit dhe lëngut të limonit i ndihmon organizmit të pastrohet prej helmeve, e rezultatet e para mund t’i vëreni pas një muaji, por nevojitet që këtë rutinë mëngjesi ta aplikoni çdo ditë.

Çfarë të bëni?

Përzieni një lugë vaj ulliri me lëngun e shtrydhur të limonit dhe e pini këtë mini-koktej para se të pini apo para se të hani diçka tjetër në mëngjes. Pas kësaj, lirisht mund ta shijoni shijen e kafjallit tuaj të zakonshëm. Përzierja e vajit të ullirit me lëngun e freskët të shtrydhur nga limoni ndihmon te sistemi tretës, në mënyrë të shpejtë largon kapsllëkun dhe të gjitha problemet e tjera që i hasni në tretje.

Rezultati i këtij kombinimi është shëndeti më i mirë, si dhe do të keni më shumë energji, si dhe mundëson largimin e qeskave të errëta nga sytë.

(Kosova Sot Online)