Këto ushqime e shkaktojnë edhe më shumë urinë

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 13:15
Këto ushqime e shkaktojnë edhe më shumë urinë

Nëse dëshironi të humbni në peshë, është mirë ta dini se cilat ushqime janë "armiqtë e vërtetë". Skenari më i tmerrshëm mund të jetë ai kur të ndjeni urinë dhe të përcaktoheni për shujtë të yndyrshme, e më pas ndjeni se jeni ende të uritur. Disa ushqime, pasi t’i keni konsumuar, shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, e mund të ndjejmë edhe më shumë urinë. Disa ushqime thjesht ju ftojnë të hani edhe më shumë, ja disa prej tyre.

Jogurti pa yndyrë

Jogurti me sasi të reduktuar të yndyrës përmban më shumë karbohidrate dhe ushqime të tilla krijojnë dëshirë më të madhe për të konsumuar edhe më shumë. Për ta shmangur këtë, përcaktohuni për jogurtin grek.

Sheqeri

Sheqeri, por edhe llojet e tjera të ëmbëltuesve, krijojnë një lloj varësi shkaku i rënies së dopaminës.

Keçapi

Mendoni dy herë para se të vendosni që patatet t’i erëzoni me keçap, sepse kjo salcë përmban shurupin e misrit që përmban sasi më të madhe të fruktozës, që me lehtësi ua hap oreksin.

Ushqimet e njelmëta, të grimcuara

E vërteta është se nuk mund ta hani vetëm një. Ushqimet e njelmëta të grimcuara përmbajnë sasi më të madhe natriumi, e thuajse kurrë nuk përmbajnë fibra dhe proteina. Pasi kanë kripë, do të hidratoheni, e në vend se të pini ujë, ju do të hani edhe më shumë ushqime të tilla. 

(Kosova Sot Online)