Përdorimi i shumëfishtë i lëngut të limonit
Lëngu i limonit është diçka që përdoret në shumë mënyra në kuzhinë, për pastrim, dhe është i rregullt në barnatoret shtëpiake.
MELHEM PËR THONJ
Nëse thonjtë i keni të verdhë dhe të pajetë pasi që shpesh keni përdorur acetonin për thonj, problemin e hiqni kur në një enë të vogël hidhni lëng limoni dhe mbani thonjtë aty për një minutë. Disa femra theksojnë se ky tretman i shkurtë është më se efikas nëse në enë shtoni edhe një lugë vaj ulliri.
DEODORANT
Nëse keni harruar të blini deodorant, e jeni djersitur, si ndihmë e parë ju shërben lëngu i limonit nga limoni i freskët. Thjesht, lëngun e limonit e vendosni nën sqetull, i cili vret bakteret.
ILAÇ PËR FYT
Një lugë lëng limoni e përzieni me një gotë ujë të vakët dhe me këtë e shpëlani fytin me dhimbje. Përsëriteni disa ditë dhe dhimbjen dhe ndjeshmërinë e hiqni shpejtë, sepse limoni ka efekt antibakterial.
(Kosova Sot Online)