Molla nuk duhet të qërohet!

  • E.k /
  • 05 July 2024 - 09:26
Molla nuk duhet të qërohet!

Ndoshta nuk e preferoni teksturën e lëvores së mollës ose më me dëshirë e hani në formë të fetave të qëruara, por në atë mënyrë i mënjanoni shumë gjëra të dobishme. Një mollë mesatare me lëvore përmban 4.4 gramë fibra, e pa të vetëm 2.1 gramë. Ajo sasi nuk e mbulon dozën e nevojshme ditore për organizmin, rreth 3 gramë. Gjithashtu, molla me lëvore ka 8.4 miligramë vitaminë C dhe 90 njësi ndërkombëtare të vitaminës A.

Pas qërimit, ajo sasi bie në 6.4 miligramë vitaminë C dhe 16 njësi të vitaminës A. Dobi tjetër e mollës me lëvore është se pozitivisht ndikon në frymëmarrje falë kvercetinës. Një studim ka zbuluar që njerëzit që hanë pesë ose më shumë mollë në javë kanë funksion më të mirë të mushkërive falë veprimit të kvercetinës. Një studim tjetër ka zbuluar se antioksiduesit mund të luftojnë kundër dëmtimit të indit në tru që lidhet me sëmundjen e Alzheimer-it dhe me probleme të ngjashme degjeneruese.

(Kosova Sot Online)