![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Çfarë duhet konsumuar para vrapimit?
![Çfarë duhet konsumuar para vrapimit?](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/05/auto_Vrapi1720167626.jpg)
Keni vendosur që ka ardhur koha e duhur që ta forconi trupin për verë, por nuk jeni të sigurt se a duhet të konsumoni ushqim para vrapimit, a guxoni të pini kafe dhe a mund të vraponi me lukth të zbrazët. Shujta para vrapimit është shumë e rëndësishme, sepse mund të kontribuojë për rezultate më të mira dhe qëndrueshmëri më të madhe, por edhe të shkaktojë probleme me tretjen nëse nuk ushqeheni si duhet. Ushqimet që rekomandohen janë një pjesë e bukës integrale me marmelatë, mjaltë, gjalpë të kikirikëve dhe gjëra të ngjashme ushqimore.
Për ndjenjë të ngopjes mund të konsumoni banane, keks integral, pije të dendura të pemëve etj. Sa i përket kafesë, ajo nuk është e keqe, por duhet ta dini se ka efekt laksativ, pra mos shkoni shumë larg shtëpisë, e gjithsesi me vete merren një shishe me ujë që të mos dehidroheni nga kafeja. Nëse nuk jeni person që mund të konsumojë ushqim menjëherë pas zgjimit, mund të provoni të vraponi me lukth të zbrazët. Megjithatë, para se të dilni është mirë ta pini një lëng të pemëve ose një çaj me mjaltë.
(Kosova Sot Online)