Ilaçet natyrale për disa lloje të dhembjes së kokës

  • E /
  • 05 July 2024 - 10:54
Ilaçet natyrale për disa lloje të dhembjes së kokës

Nëse një ilaç është i vjetër, kjo nuk do të thotë se nuk ka efekt. Ilaçet e vjetra nga kohët e moçme shpeshherë depërtojnë në zbulimet më të reja. Për shembull, çaji nga shelgu është ilaç i vjetër për dhimbjet në muskuj dhe nyja, reumë dhe dhimbje të kokës. Sot, medikamenti më i shpeshtë dhe më i përdorshëm është aspirina sintetike. Përbërësi bazë në këtë ilaç është rrënja e shelgut. Edhe sot e kësaj dite, shumë pacientë i konsiderojnë ilaçet popullore si shumë të efektshme.

ILAÇET PËR DHEMBJET E KOKËS

1. Përgatiteni një litër çaj nga çaji i gjelbër më i mirë. Derisa ende të valojë, shtoni lëngun e shtrydhur nga dy limonë dhe e lini të ftohet. Pini një gotë çaj si ky çdo dy orë. 2. Në shumë raste, dy lugë të pluhurit të qymyrit në gjysmë gote me qumësht në mënyrë të shpejtë e lehtësojnë gjendjen e pacientit, sidomos nëse ka thartirë në lukth. Në rast të kapsllëkut, shumë persona janë shëruar me një lugë të madhe si kjo duke e konsumuar tri herë në ditë. Qymyri me sythat e shelgut është ilaç për shumë sëmundje.

DHEMBJET E KOKËS SI PASOJË E NERVOZIZMIT

1. Në një gotë me ujë shtoni një lugë të vogël mentë, më pas e lagni një kompresë dhe e mbani në ballë dhe në sy. Në shumë raste kjo sjell lehtësim. Kur të jetë tharë kompresa, përsëriteni përsëri. 2. Në rast se keni dhembje të forta të kokës, e dhembjet shfaqen si pasojë e nervozizmit, tre deri katër orë pini sasi të madhe të çajit të fortë nga kaçja.

DHEMBJET E KOKËS SI PASOJË E SËMUNDJEVE

1. Në rast të simptomave të theksuara, filloni të pini ujë me limon: në një të katërtën e litrës me ujë të vakët shtoni një lugë të madhe lëng limoni. E pini çdo 15 minuta për një orë rresht. Nëse mund ta duroni, hidhni më shumë lëng limoni dhe e konsumoni me dy herë më shumës sasi të ujit. 2. Profesori Sandborn nga Montreali thekson se bima "Common hop" është ilaç i pagabuar, në rast se keni dhembje koke si pasojë e telashe me mëlçinë. Duhet përgatitur një çaj dhe ta konsumoni një gotë çdo 2-3 orë. 

(Kosova Sot Online)