Arsyet përse duhet t'i hani hurmat përditë
Nutricisët sugjerojnë të hani së paku 10 hurma në ditë për t'u ndjerë mirë dhe për ta mbrojtur trupin nga sëmundjet.
PËRMBAJNË AMINOACIDE ÇUDIBËRËSE
Hurmat përmbajnë rreth 23 lloje të aminoacideve - kjo sasi nuk gjendet në shumë ushqime. Një nga më të rëndësishmet te femrat është triptofani, që parandalon plakjen e qelizave të trupit. Po është e domosdoshme për punë më të mirë të qelizave dhe mbajtjen e psikikës në gjendje normale. Në bazë të kësaj, hurmat duhet t'i konsumojnë ata që vuajnë nga stresi dhe depresioni.
PLOT VITAMINA E MINERALE
Hurmat janë burim për substanca të dobishme, si: bakri, zinku, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natriumi, proteina, vitamina A, A1, C, B.
PËRMIRËSOJNË TRETJEN
Shkaku i efektit të fortë të pastrimit që kanë, kjo pemë është e domosdoshme për tretjen. Janë shumë efektive edhe kundër kapsllëkut.
NUK TRASHIN
Marrë parasysh faktin se hurmat janë të ëmbla, shumë njerëz mendojnë se posedojnë shumë kalori, kështu që i shmangnin. Nutricistët theksojnë se përmbajnë më pak kalori sesa drithërat tradicionale, përfshirë edhe flluskat, hikërrorin dhe orizin.
(Kosova Sot Online)