Ilaçet shtëpiake që eliminojnë parazitët

  • E.k /
  • 06 July 2024 - 13:39
Ilaçet shtëpiake që eliminojnë parazitët

Parazitët janë më të pranishëm sesa që mendojmë ne dhe është mjaft i vështirë diagnostikimi, pasi që simptomat që ata shkaktojnë mund të ngatërrohen me gjërat e tjera, si oreksi i tepërt, lodhja ose ankthi. Në vijim ju paraqesim ilaçet nga kuzhina juaj për t'i mposhtur këta parazitë.

HUDHRA

Hudhra është ushqim mjekësor që vepron si antibiotik natyral që ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve. Është shumë efektiv edhe kundër parazitëve, ndërsa e vetmja gjë negative që posedon është aroma e saj. Për ata që e tolerojnë, mund ta konsumojnë të papërpunuar në mëngjes. 

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë një nga ushqimet më të forta në parandalimin dhe eliminimin e parazitëve. Duhet t'i konsumoni të papërpunuara, pa i pjekur, dhe preferohet t'i hani në mëngjes, para kafjallit. Mund ta përgatisni një pije duke grirë 50 gramë fara të kungullit me 250 ml ujë. Mund ta ëmbëltoni me stevia.

PËRDORIMI ORAL I VAJIN ESENCIAL TË ORIGANOS

Vaji esencial më efektiv në eliminimin e parazitëve është organo, por kur ta blini duhet të tregoni se e keni për përdorim oral, sepse nëse jo mund të jetë toksik. Merrni një pikë në ditë, preferohet në stomak të thatë, të përzier me pak vaj perimesh. 

INFUZIONI ME TRUMZË DHE KAMOMIL

Megjithëse infuzionet janë më të buta në krahasim me ekstraktet, ato mund të ndihmojnë në tretman. Përgatitni një litër infuzion me trumzë dhe kamomil në ditë, të cilin lëng duhet ta pini gjatë gjithë ditës. 

EKSTRAKTET E FARAVE TË GREJPFRUTIT

Ky ekstrakt mundet të blihet në dyqanet bimore dhe deri më tani kanë demonstruar në shumë studime se mund të parandalojnë rritjen e baktereve të ndryshme të dëmshme, kërpudhave, viruseve dhe parazitëve. Janë të pasura me vitamina C. 

SHURUPI I PËRGATITUR NË SHTËPI

Po ashtu, kundër parazitëve mund të përgatisni një shurup me këta përbërës: 100 gramë fara kungulli, pa lëvore; 500 gramë thelpinj të shtypur të hudhrës; 500 gramë mjaltë. Zieni kungullin në dy litra ujë, derisa uji të reduktohet përgjysmë. E hiqni nga pllaka, shtoni hudhrën dhe e lini që të qëndrojë për 2 orë. Më pas, shtoni mjaltin. Pini dy lugë në ditë. 

(Kosova Sot Online)