Lëngu natyral kundër fryrjes në stomak

  • E.k /
  • 08 July 2024 - 09:36
Lëngu natyral kundër fryrjes në stomak

Problemet me stomakun e fryrë janë gjendje që e hasim shpesh. Zgjedhja për një problem si ky gjendet në një gotë të ujit më të shëndetshëm. Gotën e ujit të shëndetshëm zëvendësoni me këtë pije freskuese dhe mposhteni fryrjen në stomak. Sasia e sugjeruar me shtatë gota ujë është e domosdoshme, por secili organizëm është ndryshe. Nëse dëshironi që trupit t'ia ofroni vitaminat dhe elektrolitet e nevojshme dhe dëshironi të zgjidhni fryrjet, përgatiteni këtë pije,transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT:

- 1 enë trilitërshe; - 2 litra ujë; - 1 lugë xhenxhefil të grirë; - 1 trangull; - 1 limon; - 12 gjethe mentë.

PËRGATITJA:

1. Trangullin e pastroni mirë dhe e preni në rriska të holla, njëjtë veproni dhe me limonë. 2. Xhenxhefilin e qëroni me përbërësit tjerë e hidhni në enë. 3. Përbërësit i përzieni me ujë, i përzieni dhe i vendosni në frigorifer për të qëndruar gjatë natës. 4. Një gotë ujë e pini në mëngjes, sipas mundësive në lukth të thatë dhe sa herë ta ndjeni etjen.  

(Kosova Sot Online)