![Ja bimët që mbajnë larg mushkonjat në verë](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/22/200x200_bimet-600x3601721650112.jpg)
Vetitë shëruese të gjalpit të kikirikëve
![Vetitë shëruese të gjalpit të kikirikëve](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/08/auto_-640-0-64e37e2f2a1dc1720430346.jpg)
Një nga lyerjet më të preferuara në botë, që e adhurojnë fëmijët, por edhe është i shëndetshëm.
Bëhet fjalë për gjalpin nga kikirikët, e ne ju sjellim disa nga vetitë e tij shëruese. Shumë studime e kanë dëshmuar se është zgjedhje e shëndetshme, përmban sasi të madhe me proteina, ndihmon humbjen në peshë.
Thyen urinë: Me konsumimin e gjalpit nga kikirikët apo vetë kikirikëve, e thyeni urinë në mënyrë të shëndetshme dhe nuk konsumoni kalori të panevojshme dhe të dëmshme. Zemra e pëlqen gjalpin e kikirikëve: Shumë studime që janë marrë me këtë ushqim kanë dëshmuar se gjalpi i kikirikëve në masë të madhe e ul rrezikun nga sëmundjet koronare të zemrës dhe ato kardiovaskulare.
Përmirëson kujtesën dhe mbron nga Alzhaimer-i: Në një studim ishte zbuluar se njerëzit që përmes ushqimit kanë marrë niancinë, për 70 për qind më pak ishin rrezikuar nga Alzhaimer-i. Kikirikët janë ushqim i pasur me niacinë. Parandalon diabetin, tipin 2: Me konsumimin e rregullt të kikirikëve apo prodhimeve të tjera të marrë nga kikirikët, ulet rreziku për t’u prekur nga diabeti, tipi 2.
(Kosova Sot Online)