Ja përfitimet që sjell konsumimi i lëngut të qershisë

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 14:46
Ja përfitimet që sjell konsumimi i lëngut të qershisë

Lëngu i qershisë nuk është vetëm freskues i shijshëm, por ofron edhe disa përfitime të forta shëndetësore. Në një gotë lëng, ka 120 kalori , që është i pasur me vlera ushqyese si kalium dhe hekur.

 

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të qershive nga të cilat përfitohet lëngu. Qershitë e tharta krijojnë shije të thartë dhe sigurojnë sasi më të lartë të antocianinës, në krahasim me lëngun e qershisë së zezë, i cili është më i ëmbël.

Lexoni për disa arsye për të pirë dhe shijuar lëngun e qershisë:

1-Lufton inflamacionin dhe dhimbjet e artritit.
2-Redukton ënjtjen.
3-Rrit imunitetin.
4-Rregullon metabolizmin dhe lufton yndyrën.
5-Ju ndihmon të flini.
6-Bllokon rritjen e kancerit.

(Kosova Sot Online)