Dredhëzat, përplot me befasi shëruese

  • E.k /
  • 09 July 2024 - 09:33
Dredhëzat, përplot me befasi shëruese

Ne më shumë e njohim si pemë pranverore e ëmbël dhe e lëngshme, por vetitë e saj shëruese janë po ashtu shumë të theksuara. Me çajin nga gjethet e dredhëzës së egër mund ta përmirësoni gjendjen, nëse vuani nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Dredhëzat forcojnë indin lidhës, i jep freski tenit, e mbron lëkurën nga plakja e hershme, mbron nga celuliti, pagjakësia, ofron elasticitet për enët e gjakut

PASTRIMI I ORGANIZMIT

A dëshironi ta pastroni organizmin, atëherë çdo mbrëmje qerasni veten me një porcion dredhëza, pa sheqer apo shllig dhe në mëngjes dhe të zgjoheni të freskët, plot energji.

KUNDËR DHIMBJEVE TË KOKËS

Marrë parasysh faktin se kanë përbërës prej analgjetiku, nëse vuani nga dhimbjet e kokës, lini nga anash aspirinën, dhe përcaktohuni për ndonjë dredhëz. Po ashtu, përmbajnë vitamina C dhe A, fibra, hekur dhe acid folik. Dredhëzat mund të ndihmojnë te: Shërimi pas ndonjë sëmundjeje Për forcim të imunitetit Te sëmundjet e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit Si preventivë te sëmundjet e lukthit Te artriti dhe reuma Në shërimin e anemisë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot Online)