Fibrat ndihmojnë t'i shkrini yndyrat me shpejtësi

  • E.k /
  • 09 July 2024 - 09:58
Fibrat ndihmojnë t'i shkrini yndyrat me shpejtësi

A e keni ditur se fibrat janë nutriente me rëndësi, kur dëshironi t'i shkrini yndyrat shpejt? Nëse keni nevojë të hiqni disa nga kilogramët shtesë, fibrat duhet të jenë ushqimi juaj.

FIBRAT DHE HUMBJA NË PESHË

Sipas autorit të "The Small Change Diet, Keri Gans, fibrat janë përbërës magjikë për të humbur në peshë. Për fat të keq, shumica e njerëzve nuk i konsumojnë sa duhet. Një grua mesatare duhet të marrë 25-30 gramë fibra në ditë. Kjo sasi gjendet në 7 mollë apo në 12 gota me brokol. Nëse fibrat i merrni përmes ushqimeve, e jo përmes suplementeve, do të jeni të ngopur më gjatë dhe nuk do ta ndieni urinë. Kjo për faktin se fibrat treten më ngadalë sesa karbohidratet e thjeshta. Fibrat po ashtu ndikojnë që të mos jeni të fryrë në stomak dhe të mos vuani nga kapsllëku. Ushqimet e tjera, që janë të pasura me fibra dhe mundësojnë të humbni në peshë janë pemët, perimet dhe drithërat. Hani mollë për çdo ditë, gjysmë dardhe apo gjysmë avokado, secila prej tyre ju ofron nga 8 gramë fibra. 

(Kosova Sot Online)