Tri receta natyrale kundër fryrjeve
Shkaktarët më të shpeshtë të fryrjeve në bark janë përpirja e ajrit gjatë ushqimit, shkaku se hani shpejt dhe mospërtypja e duhur e ushqimit Toniku çudibërës kundër fryrjeve - përbërësit: Një gotë ujë Pak xhenxhefil të bluar Pak qimnon të bluar Pak kripë deti 1/2 e lugës fara të koprës Përgatitja: Kur uji të ketë vluar, hidhni të gjithë përbërësit. Zieni për rreth pesë minuta. E lini të ftohet dhe e pini menjëherë, fryrjet duhet të zhduken brenda disa minutave.
KAMOMILI SHËRUES Lulet e kamomilit përdoren te problemet me tretjen, në rastet më të shpeshta për zbutjen e kapsllëkut dhe fryrjeve. Një lugë me lule të kamomilit e përzieni me 2 dl ujë të vluar dhe e mbuloni për dhjetë minuta. Çajin mos e ringrohni, e as mos e lini tepër gjatë të mbuluar, sepse kështu humben vetitë shëruese të kamomilit.
LËNGU NGA ANISI DHE SELINO Përbërësit: gjysmë ananas, gjysmë kokë të koprës, dy kërcej selino me gjethe, një rrënjë xhenxhefili Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe shtoni pak ujë sipas dëshirës. Përzieni lëngun derisa të fitoni një masë. E pini në lukth të thatë, derisa dhimbjet të mos zhduken.
(Kosova Sot Online)